-ads3-

Barcelona vazhdon të insistojë për dy futbollistët e Chelseat, Cesar Azpilicuetan dhe Anders Christensenin, raporton “Sport”.

Të dy lojtarëve u skadon kontrata në fund të sezonit dhe synimi i Barçës është të arrijë marrëveshje me lojtarët për të cilët nuk do të ketë nevojë që të paguajë dëmshpërblim.

Raportohet se edhe dëshira e lojtarëve është që të largohet nga Chelsea në verën e vitit 2022 dhe të lëvizin në drejtim të Barcelonës.