-ads3-

Banorët e Big Brother VIP kanë përfituar buxhet maksimal prej provës javore.

Ata momentalisht kanë në dispozicion 45 mijë lekë dhe siç kanë njoftuar më herët këto para do të shkojnë për bamirësi.

Derisa aktorja Arjola Demiri po lexonte zarfin e bardhë që e solli ‘Vëllai i Madh’, pas mbarimit theksoi se paratë u dedikohen jetimëve në Kosovë

DJ Dagz nga ana tjetër tha se me këtë pjesë do të merret DJ PM, pasi kur ishte brenda dëshironte ta realizonte prej kohësh.

“Jam shumë e lumtur që të paktën mblodhëm një buxhet që ta dërgojmë”, tha më tej Demiri.

Ky veprim human i banorëve është komentuar mjaft shumë në rrjete sociale duke i përgëzuar për atë që bënë.