-ads3-

Aktori britanik, Henry Cavill, ndihet i nderuar që po përflitet për rolin e agjentit të njohur James Bond.

38-vjeçari ka pranuar se do të donte të fliste me producentët e filmit të njohur për ta zëvendësuar aktorin Daniel Craig në rolin e agjentit 007.

“Shikoni… e urrej kur njerëzit fillojnë fjalinë me ‘Shikoni…’” Duket sikur po mbështeteni për diçka. Do të ishte gjë e mirë sikur të bisedoja me producentët… në një botë ideale, kurrë nuk do të refuzoja mundësitë”, ka thënë ylli që njihet për rolin e tij të “Supermanit”.

“Asgjë nuk është larg tavolinës. Është nder që jam pjesë e krejt këtij muhabeti”, ka shtuar aktori.

Cavill preferon filmat aksion dhe nuk ka ndonjë dëshirë të veçantë për të kthyer përqendrimin te zhanret e tjera.

Aktorit gjithashtu i pëlqen sfida që të jetë në gjendje të mirë fizike për të gjitha rolet e tij filmike.

“Më pëlqen të bëj filma që përdorin aksionin si formë të rrëfimit dhe nuk kam ndonjë dëshirë të them: ‘Tani dua të jem pjesë e një filmi dramë’. Më pëlqen të jem në formën më të mirë të jetës vit pas viti, përkundër lëndimeve. Dua të sfidoj veten aq sa mundem dhe nuk dua të pushoj”, ka thënë aktori britanik.

Cavill ka orar të ngjeshur për muajt e ardhshëm dhe i pëlqen të jetë i zënë.

“Pas 21 vitesh punë të pandalshme, kam tri që po më presin. Ndoshta jam unë, qasja ime, apo vlerat e mia teksa komoditeti po ngrihet me gjërat si ‘The Witcher’. Tani mund të përqendrohem në këtë tregim dhe të rritem me të”, ka thënë mes të tjerash aktori.