“Veshja ishte e papërshtatshme”, Meghan Markle akuzohet se ka kopjuar aktoren e njohur

Krahas vlerësimeve, Meghan Markle ka tërhequr dhe kritika me veshjen e saj që zgjodhi për ceremoninë e Ditës së Përkujtimit. Fansat e dukeshës reaguan në rrjete sociale për fustanin e kuq që kishte veshur për këtë rast. Disa prej tyre e kanë cilësuar fustanin si të bukur por të papërshtatshëm për rastin.

“Nuk është një pamje e mirë për një ceremoni përkujtimore ushtarake,” tha një përdorues. “Fustani është krejtësisht i papërshtatshëm dhe tregon një mungesë të tmerrshme respekti për rastin, duhet të ishte i përulur dhe i matur”, tha një tjetër.

Por ka pasur dhe nga ata që e kanë krahasuar Meghanin me Emma Stone nga “Cruella”.