Telashe për Allegrin, dy titullarë dëmtohen në ndeshjen mes Argjentinës dhe Uruguait

Lajm të këqija për Juventusin, pasi dy emra të tjerë i shtohen listës së lojtarëve të dëmtuar.

 Gjatë ndeshjes Uruguai-Argjentinë (0-1), e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022 , dy lojtarë të Juventusit janë detyruar të dalin para kohë nga fusha për shkak të problemeve fizike: Dybala dhe Bentancur.

LEXO EDHE:Formacionet zyrtare: Shqipëria U19 sfidon Serbinë në ‘Air Albania’, kuqezinjtë kërkojnë pikët e para në grup

Dybala, ishte në 11- shen titullare të albicelestëve (falë mungesës së Messit ), teksa magjepsi tifozët e La Seleccion si dhe ishte asistuesi për golin vendimtar të Angel Di Maria .

Megjithatë, në fund të pjesës së parë, trajneri Scaloni preferoi të zëvendësojë Dybalan për shkak të një shqetësimi muskulor që ndjeu lojtari. Zgjedhja është bërë si masë paraprake dhe dëmtimi nuk pritet ta pengojë “La Joya” të luajë në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Lazios. Megjithatë, drejtuesve të klubit të Juves duhet të presin përgjigjet e ekzaminimeve mjekësore.

Për të mbajtur Max Allegrin dhe stafin mjekësor të Juventusit në ankth mendon edhe Rodrigo Bentancur. Mesfushori i Juventusit u detyrua të dalë para kohe nga fusha lojës, pas një përplasjeje me Correan. Uruguaiani mori një goditje në gju në përpjekje për të ndaluar sulmuesin e Interit në një ndërhyrje. Në orët në vijim pritet përgjigja e ekzaminimeve më të thelluara.