-ads3-

15 persona janë plagosur në një xhami në Nangarhar të Afganistanit si pasojë e një shpërthimi.

Një zyrtar i talebanëve tha se shpërthimi shkaktoi edhe viktima, por ende nuk raportohet një numër i konfirmuar.

Një banor i zonës, Atal Shinwari rrëfeu se shpërthimi ndodhi rreth orës 13:30 me orën lokale kur shpërtheu eksplozivi.

Walli Mohammed, një i moshuar dhe aktivist lokal, i tha AFP se bomba dukej se ishte fshehur në një altoparlant.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.