-ads3-

Real Madridi e ka mposhtur 2:1 Sevillën në një ndeshje zbavitëse falë një goli të vonshëm të Vinicius Junior dhe një pritjeje vendimtare të Thibaut Courtois të dielën, duke e forcuar kreun e La Ligës

Karim Benzema dhe Vinicius Junior shënuan nga një herë në Santiago Bernabeu për t’ia fituar me përmbysje Madridit derbin kundër Sevillës, pasi Rafa Mir i kishte kaluar vizitorët në epërsi herët.

Ishte një ndeshje e drejtpërdrejt për kreun e La Ligës dhe Madridi e mbizotëroi Sevillën për t’i marrë tri pikët e plota.

Real Madridi tani mbledh 33 pikë nga 14 ndeshje në vendin e parë, e ndjekur nga kampioni në fuqi Atletico Madrid me katër pikë më pak.

Sevilla, për të cilën kjo ishte vetëm humbja e dytë këtë sezon në ligë, ngel e katërta me 28 pikë.