“Qaj pothuajse çdo ditë dhe natë”, modelja e njohur flet për problemet mendore

Modelja e njohur, Bella Hadid ka zbuluar se vitet e fundit qan pothuajse çdo ditë dhe natë. Teksa ka postuar disa fotografi që ka bërë duke qarë, modelja vuri në dukje se mediat sociale nuk janë reale, ndërsa u bëri thirrje ndjekësve të saj që po luftojnë me shëndetin mendor të kujtojnë gjithmonë se ka dritë në fund të tunelit.

Modelja citoi Willoi Smith: “Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm, çdo njeri ka diçka kaq të veçantë dhe unike për të ofruar. Dhe njerëzit harrojnë se të gjithë ndihen në thelb njësoj: të humbur, të hutuar, të pasigurt pse janë këtu. Ankthin të gjithë po e ndjejnë dhe përpiqen ta mbulojnë në një farë mënyre.”

Honest: Bella Hadid gave fans just a glimpse into her battle with mental health issues in a series of tearful selfies shared to Instagram on Tuesday
Më pas, Hadid foli për dështimet e saj duke thënë se asaj iu desh shumë kohë për të kuptuar se gjërat mund të bëhen mirë. “Mediat sociale nuk janë reale. Për këdo që ka vështirësi, ju lutemi mbani mend këtë. Ndonjëherë gjithçka që duhet të dëgjoni është se nuk jeni vetëm. Pra, nga unë te ju, nuk jeni vetëm.“, shkroi modelja.

‘Sometimes all you’ve gotta hear is that you’re not alone. So from me to you, you’re not alone,’ she wrote. ‘I love you, I see you, and I hear you. Self help and mental illness/chemical imbalance is not linear and it is almost like a flowing rollercoaster of obstacles… it has its ups and downs , and side to sides’
“Më është dashur shumë kohë për ta kuptuar këtë në mendjen time, por kam pasur mjaft dështime për ta mësuar këtë: nëse punon mjaftueshëm me veten, duke kaluar kohë vetëm për të kuptuar traumat, shkaqet, gëzimet dhe rutinën tënde, gjithmonë do të jeni në gjendje të kuptoni ose të mësoni më shumë për dhimbjen tuaj dhe si ta trajtoni atë.“, tha Hadid.