-ads3-

Këngëtarja e njohur shqiptare, Melinda Ademi është tashmë një prej emrave më në zë të muzikës.

Mirëpo, vite më parë ajo ka tentuar tregun amerikan duke e nisur karrierën e saj në “American Idol” në vitin 2011.

Pasi nuk arriti rezultatin që kërkonte, Melinda u rikthye në garë dy vite më vonë dhe arriti deri në gjysmëfinale, ku pati dhe mundësinë të vlerësohej nga Jennifer Lopez dhe Nicki Minaj.

Melinda ishte e ftuar në “5 data” në emisionin Prive ku është pyetur se çfarë i ka thënë Nicki Minaj kur janë takuar live.

“Takimi ka qenë shumë interesant. Më ka thënë po më pëlqen shumë outfit-i yt, a mundesh me u rrotullu? U rrotullova dhe më tha “cute b*tt” (të pasme të lezetshme)”, u shpreh Melinda.