Programi i ndeshjeve të sotme të fazës së grupeve në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022” tanimë ka përfunduar, ku kemi pasur disa rezultate tejet interesante përplot me gola.
Ndeshja më interesante ishte ajo mes Greqisë dhe Spanjës, ku kjo e fundit arriti të mposht kombëtaren greke me rezultat minimal 1:0.
Ndërkaq, befasia e sotme ishte Kombëtarja e Gjeorgjisë, e cila si vendase e mposhti me rezultat solid 2:0 Suedinë.
Ndeshje zhvilluan edhe Gjermania e Kroacia të cilat regjistruan fitoret më të thella në programin e sotë, ku gjermanët mposhtën me rezultat 9:0 Lihtenshtajnin, kurse Kroacia mposhti si mysafire Maltën me rezultat 7:1.
Fitore të thellë regjistroi edhe Kombëtarja e Rusisë, e cila e mposhti me rezultat 6:0 Qipron.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme të fazës së grupeve në kualifikimet drejt “Katar 2022” i gjeni më poshtë:
Armenia 0 – 5 Maqedonia e Veriut
Azerbajxhani 1 – 3 Luksemburgu
Gjeorgjia 2 – 0 Suedia
Rusia 6 – 0 Qipro
Gjermania 9 – 0 Lihtenshtajni
Greqia 0 – 1 Spanja
Irlanda 0 – 0 Portugalia
Malta 1 – 7 Kroacia
Rumania 0 – 0 Islanda
Sllovakia 2 – 2 Sllovenia.