Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, raportohet se dëshiron që ta rikthej Eden Hazardin në Premier Ligë.
Hazard nuk ka arritur që ta mbajë formën që kishte te Chelsea, duke shënuar vetëm pesë gola e nëntë asistime në 53 paraqitje me Real Madridin në të gjitha garat.
Reprezentuesi belg nuk është duke pasur minuta të mjaftueshëm nën urdhërat e Carlo Ancelottit, teksa largimi i tij nga “Bernabeu” mund të ndodhë gjatë afatit të janarit.
“El Nacional” raporton se Hazard është shënjestër e Liverpoolit, me Klopp që beson se ai mund ta ndihmojë lojtarin që të rikthehet në formën e tij më të mirë.
Ndryshe, 30-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Real Maridin deri më 30 qershor 2024.