sh-konkurrenti i sezonit të parë të “Për’puthen”, Alban Dyrmishi, pas ngjarjes së fundit të shtunën mbrëma në mes Alvisës dhe Hysenit, ka filluar të publikoi shkrime në rrjetin social “Instagram”.
Ai ka kritikuar produksionin edhe gjatë sezonit të kaluar për ngjarjet mes Arjon Lulit dhe Ana Lleshit e Tea Trifonit dhe Andi Shehut.
Albani ka publikuar një fotografi të autores, Olsa Muhameti, teksa mbi foto ka shkruar:
“Njeriu kryesor dhe autorja e ketij programi. Lidhja e saj me e gjate 7 dite dhe partneri i saj kurohet akoma ne psikiatri.”
Ndërsa ka vazhduar të publikoj fotografi edhe të opinionistit, Arjan Konomi, duke thënë:
“Arjan Konomi opinionisti kryesor dhe nje nder njerezit me te afert te produksionit. 50 vjec i pamartuar kurre ne jeten e tij paksa te cuditshme. Nuk eshte folur kurre per nje lidhje me nje femer, ka dy vjet qe gjykon si duhet te jete nje cift djale vajze dhe vete s’ka qene kurre cift.
Ai ka publikuar për fund edhe një fotografi të moderatores, Bora Zemanit, duke shkruar:
“Dhe e fundit Bora Zemani, prezantuesja mike e ngushte e Olses dhe perseri nje nga njerezit me te afert te emisionit. 30 vjec ne jeten e saj dihet sa sukses ka me lidhjet. Eshte lidhur 185 here e eshte ndare 815 here”.