Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një grua ka qëlluar me armë zjarri ndaj ish-bashkëshortit të saj duke e lënë të plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi në prani të vajzës së tyre 13-vjeçare. Autorja mësohet se është shtetasja shqiptare Klodiana Celo Pavlidou, e cila u arrestua në mënyrë të menjëhershme nga policia. I lënduari është një 68-vjeçar me profesion okulist.
Ngjarja ndodhi jashtë shtëpisë së 68-vjeçarit, teksa ai po kthehej në banesë pasi kishte marrë vajzën 13-vjeçe nga shkolla.
Mediat greke bëjnë me dije se gruaja shqiptare ka pasur mosmarrëveshje të gjata ligjore me ish-bashkëshortin në lidhje me kujdestarinë e vajzës, të cilën e kishte fituar ky i fundit.
68-vjeçari kishte krijuar një familje të re me një grua angleze si dhe me vajzën që kishte me nga martesa me shqiptaren.