Denoncoi për përdhunim ish-zv/kryeministrin kinez, nuk dihet fati i tenistes

Një javë pasi denoncoi për përdhunim ish-zv.kryeministrin kinez Zhang Gaoli, nuk ka asnjë lajm për tenisten 35 vjeçare Shuai Peng.

Lajmi u dha nga gazeta franceze “Le Monde” pas akuzave të rënda që fituesja e Roland Garros bëri ndaj një lideri të lartë të Partisë Komuniste Kineze.

“Le Monde” shpjegon se heshtja totale e gruas mund të ketë lidhje dhe me instrumentet e forta të censurës që janë në dorën e qeverisë kineze.

Për këtë arsye dhe një grup i famshëm që lufton për të drejtat e grave në Kinë po përpiqet ta anashkalojë këtë denoncim nga frika se mund të censurohet apo dënohet.

Shuai Peng kishte bërë një postim në rrjetet sociale ku tregonte ngjarjen e rëndë që i kishte ndodhur me zyrtarin e lartë kinez 3 vite më parë. Postimi qëndroi online për disa minuta përpara se komentet e tij të bllokoheshin dhe të censurohej totalisht. Pas kësaj nuk ka më asnjë reagim nga tenistja e njohur.