-ads3-

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në “Foltoren” e Pogradecit.

Berisha i ka kërkuar Ramës një debat televiziv, teksa u shpreh se “Foltorja” I ‘ka kallur datën kryeministrit’.

“Edvin je i pashpresë dhe foltorja të ka kallur datën. Të garantoj se me Sali Berishën do bashkohen të gjithë burrat e gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor, të gjithë ata të cilët jetojnë me djersën e ballit të tyre. Ndaj dua të të ftoj në një debat televiziv, të t’i numëroj para mbarë shqiptarëve të gjitha krimet dhe mëkatet e këtyre viteve”, u shpreh Berisha.

Gjithashtu ish kryeministri pati edhe një mesazh për kreun e PD, Lulzim Basha teksa bëri me dije se nesër do të dorëzojë 4 mijë e 200 firma.

“Nesër dorëzohen 42000 firma për Kuvendin Kombëtar. I them kryetarit pa parti, kokë ulur para firmave të anëtarëve të PD se 42000 kanë firmosur dhe do të vijnë në Kuvend edhe 10 mijë të tjerë. Do të jetë festa më e madhe e PD në historinë e saj, do të jetë triumfi i saj, do të jetë rikthimi i saj i plotë”, u shpreh Berisha.