PARTITË PREMTOJNË SI NË FUSHATË PËR ZGJEDHJE PARLAMETARE
Nga Tetova, lideri socialdemokrat Zoran Zaev është shprehur rreth koalicionit VMRO-DPMNE dhe opozita shqiptare. Ai këtë koalicion e quajti si martesë që do të dështojë me divorc.
ZORAN ZAEV – KRYETAR I LSDM-së
“Për shkak se “Maqedonia e pastër” dhe “Maqedonasit barbarë” nuk shkojnë së bashku. Populli nuk pi naftë, populli jeton në këtë territor me shekuj. As VMRO-DPMNE-ja nuk do të votojë për ASH-në, e as ASH-ja për VMRO-DPMNE-në dhe do të mbeten në opozitë dhe të robëruar në të kaluarën”
Por nga VMRO-DPMNE shprehen të bindur për fitore më 17 tetor. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se LSDM po përgatitet për opozitë.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-së
“Ata duan të harrojmë çfarë ka ndodhur këto 4 vite, kthehen prapa në kohë, sillen si të kenë qenë në opozitë, ose kjo gjë është një përgatitje për opozitë, pasi pas 17 tetorit I pret kjo. Na flasin për punë që kanë ndodhur para 7-8-10 vitesh. Hapi I rradhës është një shumicë e re parlamentare, dhe qeveri të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.”
Edhe nga BDI kërkojnë votën e qytetarëve, me arsyetimin se e kanë siguruar pushtetin qendrorë deri në vitin 2024.
ALI AHMETI, KRYETARI I BDI-SË
“Qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka siguruar fitore deri në 2024 që do të drejtojë me institucionet e shtetit, që do të përfitojnë qyetetarët nga drejtimi që do të ketë në këtë vend. ”
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët Alternativa, nën moton “Pastër” shpalos programin para qytetarëve të Bërvenicës.
AFRIM GASHI, ALTERNATIVA
“Dua të trokas në ndërgjegjen e secilit shqiptarë. Janë disa momente që ndryshimi I madh politik që duhet të bëhet te shqiptarët, kësaj here duhet të bëhet me ndërgjegje të pastër. 500 denarët apo 1000 denarët apo një interes I punësimit të vogël personal I një individi, do të duhet një ditë të mbarojë, nuk guxojmë më si komb të mbetemi peng të këtyre shantazheve.”
Nën moton “Me ka krejt “kryetari I Lëvizjes BESA dhe kandidati I kësaj partie për kryetar komune në Tetovë, Bilall Kasami vazhdon fushatën në këtë komunë.
BILALL KASAMI KANDIDAT PËR KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS
“Në vizionin e Lëvizjes Besa Tetova do të jetë komunë moderne me staf të përgatitur që prioritet do të ketë llogaridhënien permanente për shpenzimin e mjeteve publike, punonjës të fokusuar në zhvillimin ekonomik të komunës dhe në shërbim ndaj biznesit dhe qytetarit.”
Me moton “Me më të zotët ka shpresë” PDSH mbajti tubim në Trebosh të Zhelinës.
MENDUH THAÇI, PARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE
“Zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme, sa më shumë e dijmë se do të kalojë koha, pesha e zgjedhjeve lokale do ta arrij peshën e zgjedhjeve parlamentare. Një e para pushteti lokal është pushteti I parë me të cilin qytetari ka punë, e dyta Maqedonia kurr nuk do të mund t’I ik decentralizimit të plotë të pushtetit qëndror.”
Fushata zgjedhore përfundon më 15 tetor në mesnatë ku edhe fillon heshtja zgjedhore. Në zgjedhjet e 17 tetorit, të drejtën e tyre të votës mund ta shfrytëzojnë mbi 1.8 milion votues, të regjistruar në listën zgjedhore./KlanMacedonia/