Italia është një nga vendet evropiane që inkurajon më shumë ardhjen e futbollistëve të mëdhenj profesionistë nga jashtë, të tërhequr nga një regjim fiskal që u garanton atyre një përjashtim prej 50 përqind mbi bazën tatimore.
Kjo është ajo që del nga studimi i titulluar ‘Taksimi i futbollit profesionist në BE’ i botuar nga Parlamenti Evropian dhe i kërkuar nga Komiteti i Çështjeve Fiskale të Eurodhomës.
Regjimet e përjashtimit nga taksat, të zbatuara nga disa vende të BE-së “lejojnë lojtarët (dhe klubet indirekt) të gëzojnë një pjesë të pagës së tyre pa taksa” dhe për këtë arsye “të optimizojnë bazën tatimore të të ardhurave të lojtarëve”, shkruajnë autorët e studimit.
“Është e drejtë të thuhet se regjimi tatimor italian është një nga më tërheqësit për lojtarët kryesorë të huaj”, ka shpjeguar profesor Robby Houben i Universitetit të Antëerp, një nga autorët e studimit mbi regjimet tatimore në shtatë vendet e BE-së që kanë kompeticionet kryesore të futbollit: Italia, Spanja, Franca, Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Portugalia.