Ka filluar sfida në mes të Shqipërisë dhe Polonisë që do të luhet në “Air Albania”.
Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi do të presë Poloninë në “Air Albania”, në një ndeshje direkte për vendin e dytë në grupin eliminator të Botërorit “Katar 2022” dhe një fitore do të na afronte ndjeshëm me objektivin.
Shqipëria aktualisht ka 15 pikë, një më shumë se Polonia dhe në rast fitores sonte, Kuqezinjve do t’i mjaftonte një fitore nga dy sfidat e fundit me Anglinë dhe Andorrën për të kaluar grupin, do të ishte një tjetër arritje historike, pas asaj në vitin 2016 kur shkuam në Francë, në “Euro”.
Impianti modern kuqezi ka zënë së paku 22 mijë tifozë brenda, që do të mbështesin 11 “ushtarët” në fushë sonte për të vazhduar dhe për të ëndërruar.
Sido që të jetë, Shqipëria vuan nga disa mungesa të mëdha sonte, por Edi Reja ka tentuar të bëjë më të mirën për të arnuar skuadrën.
Klaus Gjasula dhe Sokol Cikalleshi kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe s’do të luajnë, Bekim Balaj e Berat Gjimshiti janë të dëmtuar, derisa Endi Çekiçi i s’kualifikuar – që të gjithë në kushte normale do të zbrisnin nga minuta e parë në “Air Albania”.