Rritje drastike të ushqimit, në disa sektorë edhe 40 – 50 për qind, paralajmërojnë përpunuesit. Ata kërkojnë takim urgjent me zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi për gjetjen e zgjidhjeve adekuate të cilat do ta zbusnin goditjen nga tronditjet e çmimeve ndaj konsumatorëve.
Siç ishte thënë sot në konferencë për media në Odën Ekonomike, duke pasur parasysh trendet botërore shtrenjtim gjithsesi do të ketë, por se sa do të jetë, më së shumti varet nga shteti dhe nga ajo, çfarë vendime do të merren. Çmimet vetëm të produkteve të mishit pritet të rriten për 20 – 40 për qind, por rritje të çmimit do të ketë edhe te buka.
Oda do të propozojë përsëri të aktivizohet fushata për blerjen e produkteve vendore.
“E gjithë industria e mishit kërkon nga Qeveria që t’i ndihmohet që të mundet të funksionojë, ndërsa edhe konsumatorët të jenë të mbrojtur. Nëse lëndët e para vitin e kaluar u shtrenjtuan deri 40 për qind, pritet që shtrenjtimi i produkteve finale të jetë prej 40 – 50 për qind, ndërsa këtu gjithsesi duhet të shtohet edhe çmimi i ri i lëndëve djegëse. Përderisa zinxhirët vendorë të shitjes me pakicë te ne ende heshtin dhe në qetësi i ngritin çmimet, supermarektet në SHBA dhe Britani të Madhe haptas publikojnë se çmimet e ushqimit do të rriten në vjeshtë. Komode janë edhe zinxhirët e mëdhenj në markete, por në fund do të duhet të reagojnë”, theksoi Vasko Ristovski nga Oda.
Ai potencoi se kompanitë vendore nga industria përpunuese, përballen me rritjen e çmimeve të lëndëve të para. Për bujqit shpenzimet themelore të prodhimit janë rritur për 70 – 80 për qind, janë shtrenjtuar edhe folitë, lëndët djegëse. Për 10 – 11 për qind janë rritur shpenzimet direkte në industrinë ushqimore, ndërsa nga ana tjetër edhe bujqit bëjnë presion. Situata është e ngjashme edhe në industrinë e mishit. Të gjithë angazhohen për pagesë të cilësisë, por për momentin transformimi i këtillë ecën ngadalë.
Ai shtoi se në mënyrë drastike u shtrenjtuan drithërat dhe farat e vajit. Çmimet e tyre për momentin janë më të larta për 20 deri 100 për qind se sa para një viti. Duke pasur parasysh drithërat dhe vaji janë pjesë përbërëse e shumë produkteve ushqimore, ekziston frika se kërcimi i çmimeve të tyre do të shkaktojë shtrenjtim të shumta të ushqimit në shitore, që do ta rrezikonte standardin jetësor të qytetarëve.
Ristovski akuzoi se shtetit nuk dëgjon sektorin. Problem është, tha, edhe ajo që prodhimi primar (lëndët e para) janë në ingerenca të Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa përgatitjet në Ministrinë e Ekonomisë, në vend se në një, problemet duhet të zgjidhen në dy fronte të cilat shpesh nuk janë të harmonizuara.
“Në Shqipëri Qeveria i subvencionoi eksportuesit e produkteve bujqësore dhe sot tregu vendor është vërshuar me produkte bujqësore nga fqinjësia, ndërsa në Serbi, si rezultat i frytit të keq dhe të ardhurave të ulura, u ndalua eksporti i një pjese të madhe të lëndëve të para”, theksoi Ristovski sipas të cilit, është koha që kompanitë dhe tregtarët të krijojnë politikë të përbashkët të çmimeve.
Kryetari i Grupacionit për mish dhe produkte ushqimore, Goce Trajçev plotësoi se një gjë është sigurim i mbështetjes dhe plotësisht gjë tjetër është realizimi i tij në realitet.
“Jemi duke e përmendur shtrenjtimin disa herë nga fillimi i vitit. Shtrenjtime do të ketë, por sa do të jenë, këtu mund të ndikojmë. Shtrenjtimi i produkteve të mishit pritet të jetë 15 për qind sa është në tregjet globale, por edhe mund të jetë më tepër deri 30-40 për qind nëse shteti vazhdon ta injorojë mbështetjen. Vetëm 20-30 për qind janë shpenzimet doganore për importin e mishit të ngrirë të derrit për përpunim. Do të thotë, nga shteti varet se sa do të jenë shtrenjtimet”, nënvizoi Trajanovi.
Shifrat tregojnë se gruri i korrur vitin e kaluar ka kushtuar 10 denarë për kilogram, ndërsa këtë vit është 12 denarë që është rritje prej 20 përqindëve. Elbi vitin e kaluar është blerë për 8,5 denarë, ndërsa këtë vit çmimi është rritur për 23,5 për qind dhe blihet për 10,5 denarë. Edhe tek misri ka rritje të dukshme të çmimit – vitin e kaluar është blerë për nëntë denarë, ndërsa këtë vit prodhuesit e blejnë për 13. Soja vitin e kaluar blihej për 34-380 euro toni, ndërsa në fillim të vitit ka kërcyer deri në 500 euro.
“Si shtet jemi të varur nga importi sipas nevojave edhe atë nga 120.00 tonë grurë për shkak të sasisë dhe cilësisë, si dhe misër prej 70.000 tonëve. Në të njëjtën kohë çmimi i transportit është rritur për 20 për qind, ndërsa energjia elektrike për personat juridikë që blejnë në tregun e lirë për 100 për qind. Mielli është shtrenjtuar për 20 për qind për 12 muaj. Në të njëjtën kohë, çmimi i miellit të importuar serb, nga 212 euro për ton në vitin 2020, është rritur në 250 euro këtë vit ose për 68 euro. Shumë prodhues të qumështit me tmerr theksojnë se çmimi i një kilogram ushqimi të kafshëve i afrohet çmimi të një litre qumështi, që të jetë akoma më keq, ulet në muajt e fundit, duke krijuar humbje akoma më të mëdha për to”, tha Ristovski.