Marco Reus dhe Erling Haaland i dhuruan suksesin e gjashtë sezonal Dortmundit si dhe, përkohësisht, kreun e klasifikimit. verdhezinjtë triumfuan me rezultatin 3-1 në takimin e javës së 8-të të Bundesligës ndaj Mainzit, në një sfidë të dominuar nga të besuarit e Marco Rose. Gjithçka u bë më e lehtë për Dortmund kur Reus zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë.
Pavarësisht insistimit, vendasit duhet të prisnin pjesën e dytë për të shënuar golin e qetësisë. Pas gati një muaj në infermieri, Erling Haaland u rikthye në fushë duke performuar në mënyrën më të mirë të mundshme. 21-vjeçari ndëshkoi për të dytën herë Mainzit falë me 11-metërsh. Festa ishte e gjitha për verdhezinjtë.
Tri minuta para fundit të kohës së rregullt, Mainz gjeti rrugën e rrjetës falë Burkardt, por entuziazmi i miqve u ndal nga Haaland, që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Dortmund në minutën e katërt shtesë, me norvegjezin, i cili feston rikthimin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.
Dortmundi shkon në kuotën e 18 pikëve, duke kryesuar kampionatin gjerman, por duhet të presë dhe përballjet e Bayernit dhe Leverkuseni, për të mësuar nëse do ta ruajë këtë pozitë pas ndeshjeve të javës së tetë.
Sa u takon përballjeve të tjera, Union Berlin mundi 2-0 Wolfsburgun, Freiburgu barazoi 1-1 me Leipzigun, Enitraht Frankfurti u mund në shtëpi nga Herta e Berlinit 1-2, ndërsa Greuther Furth u mund minimalisht nga Bochumi.