New York-u përfshihet nga protestat, qytetarët kundër vaksinës me detyrim

Disa qytetarë në New York kanë kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm duke protestuar këtë të hënë në rrugët e qytetit. Në videot e postuara në mediat sociale janë parë protestesit duke marshuar përreth qytetit dhe duke thirrur “Jo vaksinës me detyrim”, ndërkohë që dy burra kanë çmontuar një tendë ku kryheshin testimet për covid-19.

 

 

Bill dhe Blasio, kryebashkiaku i qytetit paralajmëroi punonjësit e pavaksinuar të shkollave se nuk do të punon gjatë kësaj jave dhe nuk do të paguheshin. Autoritetet thanë se nëse do të ishte e nevojshme do të kryenin edhe zëvendësime. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar numrin më të lartë të të infektuarve dhe të viktimave, me 722.268 të vdekur dhe plot 44.682.835 të infektuar me covid-19.