Një ngjarje sa për të qeshur aq edhe e pabesueshme është regjistruar në Francë.
Gjithçka lidhet me Kupën e Francës, ku një ekip është eliminuar pasi ka ngatërruar qytetin e luajtjes së ndeshjes.
Ka qenë gazeta “Le Parisien” që bën me dije se sfida ndërmjet Tarbes dhe Vabreas nuk është zhvilluar sepse Tarbes ka mbërritur me vonesë në fushë, pasi kishte udhëtuar për 7 orë duke ngatërruar vendin e zhvillimit të takimit.
Tarbes ishte nisur në kohë, por në vend që të udhëtonte drejt Vabreas l’Abaje ka përfunduar në Vabres në Rodez, një qytezë 80 km larg vendit të takimit.
Pas shumë peripecish, Tarbes ka mbërritur në destinacion dhe është bërë gati për të zbritur në fushë. Por vonesa e akumuluar është vlerësuar si tej rregullave dhe kështu ekipi vendas është kualifikuar për mosparaqitje të kundërshtarit.