Një verë shumë e vrullshme. Pjesë e Barcelonës deri më 30 qershor 2020, Lionel Messi e pa vetën si lojtar të lirë në mes të Kupës së Amerikës, pasi i kishte përfunduar kontrata me katalnasit.
E ardhmja ishte në plan të dytë, pasi “Pleshti” e kishte mendjen tek Kupa e Amerikës, të cilën më në fund arriti ta fitonte me Argjentinën e tij, në finalen kundër Brazilit.
I kthyer në Katalonjë pas disa ditësh pushime, Messi absolutisht duhej të zgjidhte të ardhmen e tij dhe rinovimi me blaugranët ishte padyshim përparësia e tij. Mirëpo, diçka e tillë nuk ndodhi, pasi Barça nuk kishte arritur të kursente para për të qenë në gjendje të rinovonte kontratën me 34-vjeçarin. Si rezultat, ky i fundit firmosi me PSG.
Gjithmonë shumë i rezervuar me mediat, Lionel Messi megjithatë pranoi të jepte një intervvistë për “France Football” të botuar këtë të shtunë.
Messi ka rrëfyer se largimi nga “Camp Nou” ka ardhur në mënyrë të befasishme dhe se pas triumfit në Copa America, ishte përgatitur për të fituar sërish edhe me katalanët.
“Të jem i sinqertë, pata folur me drejtuesit dhe kisha vendosur të qëndroja te Barcelona. Mendoja se ata i kishin zgjidhur problemet dhe pritej vetëm firma ime për kontratën e re, por kur u ktheva, u befasova, pasi më thanë se nuk mund të firmosnim dhe duhej të gjeja një ekip tjetër. Largimi nga Barcelona ishte shumë i dhimbshëm për mua, pasi aty jam rritur dhe kam kaluar vitet më të mira, por nuk kisha zgjidhje tjetër. Mu prishën planet, por menjëherë më kontaktuan shumë klube, por PSG u shfaq bindëse dhe arritëm shumë shpejt një marrëveshje”, deklaroi argjentinasi.