Mbrëmjen e djeshme, Fifi dhe Graniti pranuan se ndihen shumë mirë me njëri-tjetrin dhe se ndoshta po lind diçka mes tyre.
Ndërkohë, ditën e sotme Fifi ka diskutuar me Palomën dhe Ilirin në lidhje me raportin mes tyre. Ajo ka folur për mënyrën se si mund ta shohin anëtarët e familjes së saj afirmitetin me Granitin.
“Në rregull, por edhe unë e kam një babë e një nënë që munden me ardhë e me më nxjerrë jashtë. Ata e kanë problem këtë pjesë. S’do ta kenë problem nëse unë do të pëlqej dikë. Unë skena nuk do të bëj, kjo është e padiskutueshme”, tha ajo.
“Për këtë refuzoj që të bëj jakuzzi, me u la në dysh me të, refuzoj që të futem edhe në pishina. Jo për ato, e kam kompleks timin. Janë shumë gjëra, nuk është se unë u çova një ditë të bukur dhe nënën e babën e kam liberal unë”, është shprehur Fifi.