Lyoni vuajti jo pak përballë Monacos në javën e 10-të të Ligue 1, gjithsesi në fund ia doli të merrte fitoren e katërt sezonale, që e ngjit në vendin e pestë me 16 pikë, 11 në pak se kryesuesit e PSG-së. 2-0 triumfoi skuadra e drejtuar nga Peter Bozs, që me gjithë dominimin në zotërimin e topit dhe rastet e krijuara, ia doli ta zhbllokonte rezultatin vetëm në minutën e 75-të me 11-metërshin e shndërruar në gol nga Ekambi.
Lyoni mbylli llogaritë me ekipin nga Principata në minutën e fundit të kohës së rregullt me golin e Jason Denayer, që e kishte të lehtë të shënonte me portën e boshatisur pas topit të marrë nga Emerson.
Kjo ishte humbja e katër sezonale për Monacon, pas tri fitoreve radhazi.