Kreu i ri i policisë vjen nga familje policësh! Artan Hoxha: Të atin ia shkarkuan nga detyra pasi kapi 30 kg heroinë në Elbasan
Gazetari Investigativ Artan Hoxha ka komentuar dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duke theksuar se ishte një ushtar politik, ndërsa vlerësoi figurën e kreut të ri trë Policisë së Shtetit.
Hoxha ndër të tjera në fjalën e tij thekson se policia jonë prej kohësh që në kohën e kryeministrit Berisha dhe tani në kohën e kryeministrit Rama pasqyro fytyrën e tyre dhe jo atë që vërtet duhet të përfaqësojë.
“Gledis Nano është me origjinë nga Skrapari, babai i tij ka qenë polic, ai është rritur në një familje policësh. Duket pafavorshme mosha e tij e re. Por nga ana tjetër, kjo e ndihmon atë që të mos ketë një rreth të madh shioqëror dhe miqësor që ta ndikojë në puën e tij. Babai i tij ka qenë oficer i lartë i policisë. Ka qenë në rangun e drejtorit të policisë së qarkut, madje mbahet mend që në vitin 1998 kur ishter drejtor i Elbasanit, ka kapur një sasi heroine prej 60 kilogramësh që vinte me maune nga Turqia dhe ishte për llogari të një biznesmeni me lidhje të forta me kryeministrin e kohës. Për këtë shkak e kanë shkarkuar nga detyra, tha Hoxha.
“Gledisi ka patur më shumë marrëdhënie me partnerët amerikanë. Për mua gabimi i Veliut përveçse ishte ushtar politik , ai nuk kishte komunikim me mediat. Policia e Shtetit është shumë e madhe dhe 100 ditëshin e parë Rama u mor me policët e qarkullimit”, vijoi Hoxha.