Bledar Lena është një ish-futbollist nga Elbasani, i cili luajti kundër ekipit të Real Madritit më 20 janar të 2010 në Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë.
Dikur ai ka qenë me ekipin e Gramozit, ndërsa sot ka hequr dorë nga futbolli dhe i është përkushtuar profesionit të berberit.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Lena ka ndarë detaje lidhur me ndeshjen miqësore të 11 viteve më parë, veçanërisht në momentin kur ikën dritat. Ai tha se Ronaldo nuk ishte aq miqësor, ndërsa të tjerët ishin më të afruar.
“Unë të paktën ja dola deri në një farë mase. Zgjodha profesionin e berberit dhe ndihem mirë.
Ronaldo nuk pranonte fare, edhe kur hyri dhe doli me bodyguard, ndërsa Marselo për shembull vinte e rrinte edhe me ata brazilianët e ekipit tonë.
Atë periudhë më ka ecur me vajzat, ndërsa tani jam i martuar me dy fëmijë. E kam njohur në Ersekë, aty ku ndejta tre vjet.
Tani kam hapur edhe dyqanin tim si berber. Tani vazhdoj luaj në kalceto dy herë në javë. Kam dy fëmijë, vajzën 8 vjeçe dhe djalin 6 muaj.
Nesër kemi ndeshjen e Kombëtares. Kohët e fundit nuk kam qenë në stadium se ekipi i Elbasanit nuk ka qenë mirë”.