Dëmtohet Ferran Torres, Man.City dhe Spanja në hall!

Manchester City humbet një element shumë të rëndësishëm nga impenjimet me kombëtaret. Ferran Torres do të mungojë për një muaj e gjysmë për shkak të një dëmtimi që pësoi në kombëtaren spanjolle. Torres ishte shumë i rëndësishëm edhe për Spanjën teksa ishte ai heroi i kualifikimit ndaj Italisë me dy golat që realizoi në gjysmëfinalen e Nations League, ndërkohë që në finalen ndaj Francës u aktivizua për 94 minuta. Një lajm shumë i keq ky i dëmtimit të Ferran Torres si për Pep Guardiolën edhe për Luis Enriquen që nuk do ta ketë në dispozicion për supersfidën ndaj Suedisë në muajin nëntor ndeshje që Spanja duhet ta fitojë me çdo kusht për të siguruar kualifikimin direkt në Botërorin Katar 2022.