-ads3-

Korça ka qenë ndalesa e radhës e “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky takim me demokratët e Korçës mbahet në një ditë ku Berisha mbush 77-vjeç.

Ish- kryeministri Berisha ka theksuar se pas zgjedhjeve nuk reagoi pasi sipas tij duhej mbrojtur vota.

“Nuk fola se detyra imediate ishte mbrojtja e votës. Do të flisja për problemet do ndihmojë kundërshtarin. I përdori ky 900 mijë të dhëna dhe kjo nuk mund të jetë zgjedhje. Sistem i patronazhistëve që nuk ka ekzistuar kurrë pas luftës së dytë. Kryetari tha masakër dhe i legjitimoi karrigen Edi Ramës për karrigen e vetë. Kjo ishte tradhti e hapur. Ne nuk fituam, të jemi të drejtë.” tha Berisha.

Më tej Berisha u shprehe se PD po përgatitet për fraksione, pasi sipas tij kjo rrugë është e hapur. Berisha u shpreh se do krijohet një parti e lirë si “foltorja” e tij.

Ish-kryetari i PD-së është shprehur se Rama largohet nga pushteti me protesta të fuqishme dhe sipas tij për të bërë këto protesta PD duhet të ngrihet me parime.

Në Korçë, Berishës i janë bashkuar edhe Gent Strazimiri, Edmond Spaho, Ervin Salianji, Tritan Shehu. Demokratët po mbledhin firma për thirrjen e Këshillit Kombëtar.

Në të gjitha takimet e zhvilluara, Berisha e ka akuzuar Bashën për tradhti ndaj demokratëve dhe pengmarrje nga kryeministri Rama.

Deri tani Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë, Fier, Vlorë, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Elbasan dhe Kukës