Karim Benzema beson se pavarësisht largimeve të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit mbetet ndeshja më e mirë që ekziston në futboll.
Të dy skuadrat do të përballen me njëra -tjetrën më 24 tetor në Camp Nou në një derbi të konsideruar nga sulmuesi i Real Madridit si historik për shkak të lojtarëve të klasit botëror që janë shfaqur në të gjatë viteve.
“Për mua, është ende e njëjtë. Mbetet ndeshja më e mirë që ekziston në futboll”, tha Benzema për ESPN.
“Nuk ka rëndësi për lojtarët që janë atje, që janë larguar ose që do të bashkohen. Real Madrid kundër Barcelonës është ndeshje historike. Emrat ndryshojnë, por më parë ishin Zidane, Ronaldinho, Ronaldo, Eto’o ,Real Madrid kundër Barcelonës do të jetë gjithmonë Real Madrid kundër Barcelonës”.
Pavarësisht fillimit të ngadaltë të Barcelonës në këtë sezon, Benzema është i bindur se Los Blancos nuk duhet të nënvlerësojë kundërshtarët e tyre dhe paralajmëroi kundër vetëkënaqësisë, shkruan Marca.
“Nuk ka asnjë moment të mirë për të luajtur me ta”, shtoi Benzema.
“Një skuadër si Barcelona ose ndonjë skuadër kryesore, ata mund të kenë një lojë të dobët dhe pastaj të kthehen përsëri. Është një ndeshje që ne nuk mund ta marrim lehtë, edhe nëse ata nuk kanë luajtur mirë deri më tani”.