Barcelona s’e ka në plan, Umtiti do të largohet në janar

Samuel Umtiti, i cili refuzoi të largohej nga Barcelona gjatë merkatos së verës, duket se do t’u thotë lamtumirë blaugranave gjatë janarit.

Futbollistit i është bërë e qartë që nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen dhe se duhet të largohet para përfundimit të kontratës, që i skadon në vitin 2023.

LEXO EDHE:
Italia zbulon fanellat speciale me të cilat do të luajë në Ligën e Kombeve
Drejtuesit e katalanasve po këmbëngulin që 27-vjeçari të gjejë një sistemim të ri që gjatë merkatos së dimrit.

Gjatë verës mbrojtësi pranoi të largohej, por vetëm në huazim dhe vetëm në një skuadër ku mund të luante në Ligën e Kampioneve, por ofertat në drejtim të tij erdhën nga ekipe si Lazio, Nice dhe Besiktas, mundësi që nuk i mori në konsideratë, pasi nuk i vlerësoi të denja në lartësinë e tij.