Kryeministri Zoran Zaev nga fotlorja e Kuvendit ka sqaruar dhe elaboruar ndryshimet e propozuara kushtetuese për ndryshimin e emrit në bazë të Marrëveshje së Prespës.
“Deputetët janë ata që duhet të përcaktojnë të ardhmen e qytetarëve drejt NATO dhe BE. Tani është koha që të gjithë që janë për NATO dhe BE të mbështesin ndryshimet”, tha Zaev.
Sipas tij, çdo deputet duhet të votojë sipas vullnetit të tij duke mos pasur asnjë presion. Ai tha se ata përcaktojnë të ardhmen e vendit dhe e çojnë në histori emërtimin IRJM.
Zaev theksoi se nuk ka asgjë kontestuese me marrëveshjen pasi që ruhet identiteti dhe gjuha, dhe se ajo është në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Në seancën parlamentare kanë marrë pjesë deputetët e të gjitha partive, përfshirë edhe ato të VMRO-DPMNE-së, të cilët votuan kundër rendit të ditës të seancës që tashmë ka nisur me debate.