Ish trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka thënë se ai nuk e ftoi Paulo Dybala apo Mauro Icardin ishte sepse “dëshironte të fitonte me ndeshje të drejtpërdrejta”.

Albiceleste u eliminuan nga Botërori në raundin e dytë nga Franca, me La Joya, që është njëri prej lojtarëve më të mirë të Juventusit, që luajti 22 minuta në tërë kampionatin dhe Icardin, kapitenin e Interit, që nuk ishte ftuar fare.

“Na duheshin fitoret e drejtpërdrejta dhe ka plot lojtarë të cilët të cilët kishin luajt në finale në Brazil”, ka thënë Sampaoli për Marca.

“Pastaj, pse të llogaris në ta. Ne kishim një plan për kohë të shkurtër, të mesme dhe të gjatë, më 100 lojtarë të involvuar. Por, pas Rusisë gjithçka përfundoi”.

“Botërori ishte i vështirë sepse ne e kishim obligim për të fituar, kjo do të thoshte se talenti nuk mund të shfaqet vetvetiu”.

“Ne nuk mund të luanim, vetëm pse ky ishte opsioni i vetëm në Botëror dhe kjo do të thotë se ne duhej të përgjigjeshim ndaj kësaj situate. Skuadra gjithmonë është stërvitur mirë dhe dilte në fushë me besim, por në çdo ndeshje vuanim”.