Gjovalin Loka drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, i ftuar në “Dritare me Rudinën” në News 24, ka thënë se policia nuk mund të funksionojë si një “Big Brother” që të përgjojë çdo njeri.

“Policia nuk është një Big Brother, që të kapë kriminelët sapo të dalin nga shtëpitë e tyre. Duhet të ndajmë një gjë persona në kërkim dhe persona me precedent kriminal. Këtyre të dytëve nuk mund tu ndalohet që të lëvizin të lirë ku do që ata duan”, tha Loka.

Më tej drejtuesi i Policisë tha se asgjë nuk është e rastësishme dhe polica ka një plan të mirë hartuar për kontrollet për armëmbajtje pa leje.

“Të gjithë duhet të kenë besim tek policia, pasi kontrollon çdo territor në Shqipëri. Këtë e tregojnë dhe operacionet që kemi zhvilluar dhe nga sondazhe që janë zhvilluar dhe nga organizata të huaja. Do arrestohen të gjitha grupet kriminale, pasi operacionet do të vijojnë”, shtoi më tej Gjovalin Loka.