Punonjësit e policisë së burgjeve kanë tentuar sot të marrin të plagosurin Ervis Martinaj, pasi sipas tyre gjykata për të ka vendosur arrest me burg për 30 ditë, por janë penguar nga punonjësit e spitalit privat.

Sipas News 24  punonjësit e burgjeve kanë pretenduar se Martinaj mund të vijojë kurimin në spitalin e burgjeve.

Po ashtu mësohet se tentativa e marrjes së Martinajt për në spitalin e burgut ka kaluar me tensione mes bluzave të bardha dhe policëve.

Martinaj mbeti i plagosur të enjten në një lokal në Bllok, ku mbeti i vrarë dhe një miku i tij.