Janë nxjerrë nga mjeti 3 personat që ranë në greminë mbrëmjen e sotme në Surrel. Policia njofton se një prej personave ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerët janë dërguar drejt spitalit.

Ja njoftimi i policisë:

Personat u nxorën nga mjeti.

Shtetasit Lulzim Balla, rreth 60 vjeç dhe Zyhdi Alcani, rreth 55 vjeç janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi tjetër ende i paidentifikuar i moshës rreth 25-30 vjeç ka ndërruar jetë