Kundër shkupjanit 27 vjeçar D.D, Qendra rajonale për Punë kufitare “Jugu” parashtroi padi penale për shkak ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “kontrabandim me emigrantë”.

Siç kumtoi MPB-ja, dje në mëngjes në orën 05:00 në afërsi të spitalit “Negorci” nëpunësit policorë kanë dhënë shenjë për ndalimin e automjetit për udhëtim “Audi A8”, por automjeti nuk është ndalur.

“Shpejtë pas kësaj automjeti ka ndalur, ndërsa shoferi është shoqëruar në polici. Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur 10 persona, emigrantë, shtetas të Pakistanit”, theksojnë nga MPB-ja.