Një bashkudhëtar ka ndërruar jetë, një është lënduar rëndë dhe 14 më lehtë, është bilansi i gjithsej 15 aksidenteve që kishin ndodhur gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e Shkupit.

Sipas buletinit të SPB Shkup, fundjavën e kaluar ka pasur gjithsej 29 aksidente prej të cilave 14 janë me dëme materiale.

Gjithsej 167 shoferë kanë drejtuar veturën e tyre më shpejtë se sa është e lejuar, ndërsa nga komunikacioni janë larguar 67 shoferë të cilët kishin drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, 57 para se të pajisen me patentë shoferi dhe 17 shoferë fillestarë.

Nga komunikacioni janë larguar gjashtë vetura me dëmtime teknike dhe 53 të paregjistruara.

Policia e trafikut ka dhënë 269 dënime për parkim të palejuar, ndërsa 128 automjete janë marr nga automjeti special “karrotreci”.

Fundjavën  e kaluar 10 këmbësorë kishin kaluar rrugën jashtë vendkalimeve për këmbësorë, ndërsa katër në dritë të kuqe. Nëntë shoferë të motorit, mopedit dhe motoçikletës nuk kanë shfrytëzuar helmetën mbrojtëse.