Për herë të parë në Parlamentin Evropian sot në seancë të Këshillit të jashtëm politik është miratuar raport me amendament të futur kompromis, i cili u dedikohet bisedimeve për korrigjimin e mundshëm të kufijve si pjesë e zgjidhjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, njofton Tanjug.

“Mbështetet dialogu në të cilin ndërmjetëson Bashkimi Evropian si kornizë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse midis Serbisë dhe Kosovës. Konsiderohet se kjo marrëveshje mund të jetë e pranueshme vetëm në qoftë se është e harmonizuar në mënyrë të ndërsjellë, dhe e merr parasysh stabilitetin e përgjithshëm të rajonit dhe të drejtën ndërkombëtare”, konkludohet në tekstin e amendamentit kompromis.

Tekst i njëjtë është futur edhe në raportin për Kosovën, i cili gjithashtu, është miratuar në Këshillin e jashtëm politik të PE-së.

Në raportin me amendament plotësues votuan 49, ndërsa tre anëtarë të Këshillit ishin kundër.

Loading...