Një person nga Shkupi, RT, 46, ka raportuar dje në polici rastin e humbjes së kontakteve për një javë resht me gruan e tij A.T (33), e cila më 27 korrik 2018 ka ikur për të punuar në Republikën Sllovake me një marrëveshje paraprake të arritur nëpërmjet rrjeteve sociale, transmeton Alsat.

Ankuesi kishte kontaktuar me gruan e tij për herë të fundit më 1 tetor, pas së cilës ditë ka humbur kontaktet, pasi që numri i telefonit nëpërmjet të cilit ai ka kontaktuar është jo funksional, thonë nga Ministrisë e Brendshme.

MPB thekson se tashmë janë marrë të të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e personit.

Loading...