Një incident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në rrugën e malit të Dajtit në Tiranë, atje ku një automjet ka rënë në greminë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, në makinë mendohet të jenë tre persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje.

Njoftimi i policise:

Më datë 07.10.2018, rreth orës 18:30, në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel, një mjet ka dal nga rruga dhe ka rënë në greminë.Brenda në mjet dyshohet të jenë tre persona.