Wayne Rooney e ka lartësuar Lionel Messin si lojtarin më të mirë në histori të futbollit, derisa mendon se Barcelona është klubi më i mirë në botë.

Përkundër se për disa vite ka qenë bashkëlojtar i rivalit të përjetshëm të Lionel Messit, ish-sulmuesi i Anglisë dhe Manchester Unitedit, Wayne Rooney, mendon se argjentinasi është më i mirë se portugezi, transmeton Gazeta Express.

Rooney luajti përkrah Ronaldos në “Old Trafford” nga viti 2004 deri më 2009, por kjo nuk e bën atë të mendojë se Ronaldo është më i mirë se Messi.

Gjatë kohës së tij në United, Rooney i humbi dy finale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës së Messit.

“Në të dy finalet, nëse do të kishim luajtur kundër cilitdo ekip përveç Barcelonës, të gjithë do të na kishin vlerësuar si favoritë”, tha Rooney.

“Në sytë e mi ata janë ekipi më i mirë ndonjëherë dhe Messi lojtari më i mirë ndonjëherë. Ajo çfarë bën Messi është e pabesueshme. Ai ka gjithçka nga pak”, tha Rooney.

“Ronaldo është shndërruar nga një anësor në sulmues dhe golashënues. Në vend se t’i kalojë lojtarët kundërshtarë tërë kohën, ai luan me një apo dy prekje të topit duke qëndruar në zonën e portës për të shënuar gola. Messi, në anën tjetër, bën gjithçka nga pak, mund ta shohësh duke marrë rol thellë në mesfushë. Ai shënon gol edhe duke ecur. Ai është mbase më i miri”, shtoi ai

Loading...