Një aksident zinxhir ka ndodhur këtë mbrëmje në Unazën e Madhe të Tiranës, ku katër makina janë përplasur njëra pas tjetrës.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Nga ana tjetër trafiku është rënduar dukshëm, siç edhe duket nga fotoja e postuar nga Klan.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë për largimin e makinave të përplasura si dhe lehtësimin e trafikut të rënduar.

Loading...