Protagonisti i Karikaturës së Ditës së Goal.com për ditën e mërkurë është trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, skuadra e së cilit është duket kaluar në formë të keqe në fillim të këtij sezoni.

Në fund të sezonit të kaluar, francezi Zinedine Zidane dha dorëheqje nga pozita e trajnerit të Real Madridi, pasi dy viteve e gjysmë të jashtëzakonshme me klubin madrilen. Gjatë këtyre tri sezoneve, ai kishte arritur ta fitonte titullin e Ligës së Kampionëve tri herë radhazi dhe La Ligën një herë, transmeton Gazeta Express.

Kushdo që do të ngarkohej me përgjegjësinë e vazhdimit të këtij suksesi pas Zidane do ta kishte mjaft të vështirë, pasi që gjatë verës klubit madrilen i ishte larguar edhe ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Kjo përgjegjësi i mbeti ish-trajnerit të Kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui. Megjithatë, deri më tani ai nuk ka arritur t’u lë përshtypje të mirë tifozëve të klubit. Tanimë janë bërë katër ndeshje që kur ka fituar për herë të fundit Real Madridi.

Për më tepër, madrilenët nuk kanë arritur as të shënojnë gol në këto ndeshje, tri prej të cilave i kanë humbur. Mediat spanjolle kanë raportuar se Lopetegui ka kohë deri para ndeshjes së El Clasicos ta përmirësojë skuadrën, përndryshe do të shkarkohet.

Për shkak të presionit të madh që ka mbi Lopeteguin për ta vazhduar suksesin e Real Madridi si në gara vendore ashtu edhe ato evropiane, karikaturisti Omar Momami ka ngritur një paralele mes trajnerit spanjoll dhe David Moyes.

David Moyes ishte emëruar si trajner i Manchester Unitedit verën e vitit 2013, pasi Sir Alex Ferguson kishte bërë të ditur se do të pensionohet. Fergusoni kishte arritur ta fitonte titullin e Premierligës në sezonin e tij të fundit, dhe për shkak të dështimin të Moyes për ta vazhduar formën e mirë të skuadrës, Moyes ishte shkarkuar ende pa përfunduar sezoni 2013/2014.

“Me detyrën e vështirë për ta zëvendësuar Zinedine Zidanen, problemet e Real Madridit të Julen Lopeteguit janë të ngjashme me ato të David Moyesit gjatë kohës së tij në Manchester United”, shkruan Goal.com.