Dy të dashuruar janë bërë protagonistë të rastit të radhës të dhunës në familje.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, kur dy dashnorët 30 dhe 50-vjeçarë pasi janë rrahur me njëri-tjetrin fizikisht, kanë nxituar, secili ‘mënnyrë të pa varur” në Polici, për të denoncuar tjetrin.

Policia, si gjithmonë, plotësoi për të dy personat kërkesë paditë për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes për secilin.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 05. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit A. T., dhe M. A., 50 vjeç dhe 30 vjeçe, banues në Tiranë, bashkëjetues , pasi në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj njëri-tjetrit. Për të dy shtetasit u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes. Neni 130/a i Kodit Penal.