Antonio Cassano ka këshilluar Milanin që ta merr nga LA Galaxy “menjëherë” Zlatan Ibrahimovicin

Sulmuesi suedez ishte lidhur me një huazim në janar, me sezonin e rregullt që përfundon në SHBA në fund të këtij muaji.

Antonio ka luajtur me Ibran në Milan dhe qëndron plotësisht pas idesë se kthimit të tij.

“Nëse do të isha në Milan do ta merrja menjëherë”, tha Cassano për SportMediaset.

“Nëse mundësitë janë aty, jam i sigurt që Gattuso do të kontaktojë atë personalisht”.

“Gonzalo Higuain? Ai e di se si është të luash për skuadër, ai shënon gola dhe po bën asiste. Ai mund ti bëj të gjitha”.