Një 68-vjeçar ka rënë nga tarraca e banesës së tij dhe ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Koman, nga pakujdesia ka rënë nga soleta e banesës së vjetër dhe ka gjetur vdekjen N. M., 68 vjeç, banues në Shkodër.

Komisariati i Policisë Vau Dejës

Më datë 05. 10. 2018, në fshatin Koman, nga pakujdesia ka rënë nga soleta e banesës së vjetër dhe ka gjetur vdekjen shtetasi N. M., 68 vjeç, banues në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ngjarje aksidentale.