Pas akuzave të ngritura nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili akuzonte kreun e qeverisë se kishte ngritur një grup të posaçëm për të mbrojtur familjen Xhafaj, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Rama.

Në një reagim, Kryeministri Rama ka ironizuar Bashën për çështjen “Babale” duke shkruar: “Po Artist, po, këtë aktorin mund ta gënjenit dy herë, edhe kur e futët në rrugën e burgut me filmin, edhe kur i thatë jepi, shpif për Taulantin që të shpëtosh nga burgu! Po si i bëhet të vërtetës o Artist, të vërtetës që s’ka mbushës e analist kazani që e mbulon dot? E di, në hall je”, shkruan Kryeministri Rama