Tingulli që lëshon, tregon për fuqinë enorme që do ta ketë

Nuk është më sekret, se Valkyrie është një ndër modelet që do të shuhet së shpejti.

Në epokën e elektrifikimit, teknologjisë vetëvozitëse dhe ligjeve të ashpra të lejimit të emetimit të gazrave, modeli me V12 nuk duket se i përket kësaj bote. Por, duket se Aston Martin do t’i japë një shans të ri Valkkyrie, duke e kthyer në një kryevepër në fibra karboni.

E rëndësishme të thuhet, se brenda do të vazhdojë ta ketë motorin me 6.5 litra V12. Eksterieri me shumë linja dhe përparësi aerodinamike, ia lehtëson edhe më shumë rritjen e shpejtësisë.

Së fundmi, është lansuar një video e shkurtër, që e tregon Aston Martin Valkyrie nga disa kënde, teksa në sfond dëgjohet teksa është duke shpejtuar në pistë.

Ekspertët pretendojnë se tingulli që lëshon, është më i fuqishëm se ai i Formula 1, kur është në shpejtësinë më të lartë.