Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev gjatë vizitës së sotme të kapaciteteve ekonomike në Shën Nikollë nënvizoi se ekonomia nuk po shkon në rënie, por se sipas tij numrat tregojnë se është duke shkuar pikërisht në rritje.

“Vitin e kaluar patëm rritje negative, më pas kuartali i parë nuk ishte më i miri. Megjithatë kuartali i dytë në vitin 2018 në krahasim me kuartalin e dytë në vitin 2017 pati rritje prej 3,1 për qind. Atë që mendoj se është shumë e rëndësishme e potencuam, ajo rritje prej 3,1 për qind është realizuar gjatë rënies së ndërtimtarisë prej 17 për qind. E dini rritjen në Republikën e Maqedonisë zakonisht e ka siguruar shteti me aktivitetet e veta. Këtë herë, për herë të parë rritja është reflektim i ekonomisë reale”, deklaroi Angjushev.

Ai nënvizoi se këtë rritje shteti nuk e ka bërë me projekte artificiale.

“Unë pres se ndërtimtaria me lëvizjen e tre-katër projekteve, të cilat ndodhin tani, ndërsa ajo para së gjithash është autostrada Kërçovë-Ohër, hekurudha drejt Bullgarisë, gazsjellësi, do të ta kthejë rritjen në nivel normal. Por, më pas jo me projekte artificiale, por me projekte infrastrukturore, të cilat do të jenë të dobishme dhe me vetë atë pres numra më të mirë”, potencoi Angjushev.